Sporti

Juventus dhe Inter zyrtarizojnë listat për Champions, mbeten jashtë emra të rëndësishëm

09/03/2019 23:31
nga:M K

Ndonëse në pozitë mjaft të vështirë, Maurizio Sarri ka ndarë mendjen për listën e futbollistëve që do të federojë për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke sakrifikuar dy emra të rëndësishëm të skuadrës.

Bëhet fjalë për Mario Mandzukic dhe Emre Can, dy futbollistë që janë lënë jashtë kësaj liste dhe nuk do të kenë mundësi të luajnë me fanellën bardhezi në ndeshjet e Championsit, të paktën deri në muajin janar.

Rregullorja e UEFA-s lejon federimin e 25 futbollistëve, por 4 prej tyre duhet të jenë rritur në ekipet zinxhir të klubit që përfaqësojnë dhe Juventus kishte vetëm një emër të tillë, Pinsoglion, ndaj dorëzoi një listë me vetëm 22 lojtarë shkruan Top Channel, përcjellë GazetaBlic.

Edhe Interi ka publikuar listën me emrat dhe numrat e fanellave të futbollistëve që janë federuar në UEFA për të përfaqësuar skuadrën ne fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ashtu siç pritej zikaltrit i kanë federuar thuajse të gjithë, teksa i vetmi që ka mbetur jashtë, është portieri i tretë Thomaso Berni.

Megjithatë përveç Handanoviç dhe Padellit, në listë është futur edhe portieri i ri Philip Stankoviç.

Lista e Juventus

1 Szczesny

2 De Sciglio

4 de Ligt

5 Pjanic

6 Khedira

7 Ronaldo

8 Ramsey

10 Dybala

11 Douglas Costa

12 Alex Sandro

13 Danilo

14 Matuidi

16 Cuadrado

19 Bonucci

21 Higuain

24 Rugani

25 Rabiot

28 Demiral

30 Bentancur

31 Pinsoglio

33 Bernardeschi

77 Buffon

Lista e Inter

1 Samir Handanovic

2 Diego Godin

5 Roberto Gagliardini

6 Stefan de Vrij

7 Alexis Sanchez

8 Matias Vecino

9 Romelu Lukaku

10 Lautaro Martinez

12 Stefano Sensi

13 Andrea Ranocchia

16 Matteo Politano

18 Kwadwo Asamoah

19 Valentino Lazaro

20 Borja Valero

21 Federico Dimarco

23 Nicolò Barella

27 Daniele Padelli

33 Danilo D’Ambrosio

34 Cristiano Biraghi

37 Milan Skriniar

77 Marcelo Brozovic

87 Antonio Candreva

95 Alessandro Bastoni

Rezervë

30 Sebastiano Esposito

31 Lorenzo Pirola

35 Filip Stankovic

36 Thomas Schirò

38 Giacomo Pozzer

10/17/2019 21:46

Juventusi afër rinovimit me dy yjet e skuadrës