Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte në xhiron e dytë.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohen mbrëmjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
Juventus – Chelsea është ndeshja kryesore e mbrëmjes së sontme.
Pritet një duel shumë i rivalizuar në këtë takim, me dy skuadrat që vijnë në këtë takim me pikë të plota pas ndeshjes së parë.
Skuadra e Juventusit do jetë pa katër lojtarë, atje ku Paulo Dybala, Morata, Athur dhe Kaio Jorge do të mungojnë.
Në anën tjetër, Chelsea poashtu ka disa mungesa për këtë takim. Christian Pulisic, Mason Mount dhe Reece James janë të lënduar, derisa N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
/GazetaBlic Sport/


