Sporti

Juve ka një premtim të madh për Dybalan

03/15/2019 18:08
nga:Ideal

Gjigantët e Seria A-së kanë dhënë një premtim për Paulo Dybala, pasi ata po bëjnë më të mirën që ai ti jetë i sigurt në klub.

Dybala nuk ka filluar ndeshjen e Juventusit kundër Atletico Madrid po u inkuadrua në minutën e 66-të, pasi Federico Bernardeschi, filloi në krahun e djathtë i mbështetur nga Cristiano Ronaldos dhe Mario Mandzukic, shkruan GazetaBlic.

Raportet në Itali shkruajnë se Paulo Dybala do të mbete të Juventusi dhe se skuadra i ka siguruar atij një vend të paluhatshëm në klub.

Roli i Dybala në klub do të vlerësohet dhe diskutohet në kushte të caktuara, pasi lojtari tani është duke kërkuar të kalojë në një nivel tjetër, si futbollist superior.

Prandaj Dybala dëshiron të jetë ende titullar tek Juve për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë.

/GazetaBlic/