• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Jusuf Azemi alarmon: Në QKMF po i lusim punëtorët të punojnë pa paga – situata ka arritur kulmin për shkak të tekave dhe lojërave politike

11/29/2025 17:34
nga:Sh R

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, thotë se gjendja në të cilën gjendet komuna e Prishtinës, është mjaftë shqetësuese dhe pothuajse e paralizuar, raporton GazetaBlic.

Azemi në një intervistë për dokumentarin ‘Expose’, prodhim i GazetaBlic, tha se kriza aktuale po thellohet për shkak të “tekave dhe interesave politike”.

“Për mu si sindikalistë është një cështje jashtëzakonisht shumë shqetsuëse. Shqetsuse është në rend të parë se cfarë situate kemi. Në fakt po flasim për Komunen e Prishtinës pothuajse nga këndi im gati është e paralizuar. Por shqëtsimi hala më i madh është kur njerëzit për teke të tyre, për ide tyre realisht po shkojnë ka thellimi i krizis hala ma shumë. Po shihet në opinion që për të dalë nga kjo krizë nevojiten vetëm pak sekonda, se më mirë të themi pak minuta”, vlerësoi ai.

Azemi e ka quajtur shqetësuese faktin se kryetari i sindikatës në QKMF është i detyruar t’i lutë punëtorët të vazhdojnë punën edhe pa paga në këtë periudhë dhe të punojnë për çështje humanitare.

Ku e gjitha kjo sipas tij po bëhet vetëm për teke të njeëzve dhe për përfitim të votave, ku sipas tij me këtë gjendje më shumë do të kenë humbje sesa përfitim të votave.

“Përderi sa njëra palë po mundohet që të bëj zgjidhje pala tjetër po mundohet si pas këndit tonë që këtë kriz ta bëj hala më të thellë. Para mendojni, sepse normal që edhe jemi pjesë e kësaj krize, po them. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, realisht kryetari i sindikatës po duhet me i lut punëtorët, me iu thënë ju lusmi edhe nëse nuk keni paga në këtë periudhë punoni për çështje humanitare, sepse ka ardh gjendja deri këtu ku jemi. Realisht është për teke të njerëzve, ndoshta për përfititm të votave, po mendoj që unë ma shumë kanë me pasë humbje të votave sesa përfitim. Dhe shftytëzoj rastin që të them që sidomos kemi raste te shkollat, të qendrat e mjekësisë familjare. Kemi rasin që kompanit private që paguhen, e që u dasht mu pagu nga komuna e Prishtinës, kanë marrë kredi që punëtorëve tonë tu dalin në ndihmë”, u shpreh tutje.

Azemi kujtoi se kompanitë private që ofrojnë shërbime për komunën nuk janë paguar prej 3–4 muajsh dhe disa prej tyre kanë marrë kredi për të mbrojtur punëtorët nga kolapsi financiar.

Në aspektin politik, ai tha se përgjegjësia bie mbi Hekuran Muratin, duke akuzuar se nuk po i alokon mjetet sipas ligjit dhe se po refuzon dialogun me komunën.

“Kemi rasin që kompanit private që paguhen, e që u dasht mu pagu nga komuna e Prishtinës, kanë marrë kredi që punëtorëve tonë tu dalin në ndihmë. Në aspekt politik, ne fundi-fundit nuk na intereson që të merremi me politikë, por është një cështje të cilat hapur po shihet se në këtë rast gabim është ministri Murati, i cili nuk i alokon mjetet si pas ligjit, sepse ne nuk merremi shumë me këtë cështje. Ne na intereson ti kemi pare tona, por me gjithatë në kërkesat tona që komuna ti kryej obligimet ndaj këtyre punëtorëve që kryejn shërbime për komunën e Prishtinës, po thotë ja ku është adresa, është shumë e rëndë që të shkon një kryetar i një komunë që përfaqëson 250.000 punëtorë dhe ti shkonë në derë, një ministri ose një kryeminstri dhe ai spaku të mos ulet me bisedu, në mënyrë automatike po të bënë me dije që defekti është në Qeverinë e Kosovës”, theksoi ai.

Tutje ai paralajmëroi se kriza shumë shpejt do të prek edhe sektorin publik nëse situata vazhdon kështu, duke përmendur edhe periudhën e pasigurt pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, që mund të zvarritet me muaj.

“Ne jemi të njoftuar që gati që 3-4 muaj ditë Komuna e Prishtinë nuk u ka pagu operatorëve të vetë këto paga, por me gjithëatë kjo gjendje për momentin është në krizë vetëm të kompanit private që kryejnë shërbimin për Komune. Por me gjithatë nëse vazhdon kështu, e fatkeqësisht po shihet që do të vazhdoj, normal që nëse vazhdon kështu në kolaps do të jenë edhe punëtorët e sektorit publik, sepse nëse me 28 dhejtor i kemi zgjedhjet faktikisht minimumi 3 muaj po themi edhe nëse jemi të sinqert deri sa të bëhet parlamenti i Kosovës. Fatkeqësisht mendoj që ndoshta ka me vazhdu kjo amulli, duhet me u përgaditë punëtorët sepse mundet me ndodh që do t’i zenë maji ose edhe qershori në këtë gjendje por tash do të ndryshoj përpos punëtorëve te sektori privat do të zgjatet edhe te sektori publik”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Intervista e plotë: