Showtime

Justin Bieber bashkë me Hailey-n, në një takim zyrtar

01/15/2020 10:16
nga:N S

Justin Bieber, po vazhdon të përshtatet me rikthimin në skenë pas publikimit të albumit.

Këngëtari, ka filluar të përgatitet për turneun e tij, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Të martën u pa në lagjen Santa Monica të Los Angeles, California bashkë me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin  për një takim biznesi.

Çifti mbërriti për takim në një furgon të zi. Këngëtari i hitit  ‘Yummy‘ ishte i pari që doli nga automjeti i veshur me pantallona të bardha baggy dhe një bluzë  që ishte e mbuluar nga një këmishë ngjyrë kafe. Ai gjithashtu mbathur kishte atlete dhe një kapelë të zezë.  Baldwin, e ndoqi burrin e saj jashtë furgonit të zbukuruar me pantallona, këmishë të zezë që i përshtatet formës dhe syze dielli të errëta.

Ajo gjithashtu mbathur kishte një palë çizme lëkure të zeza dhe u mbulua me një pallto të gjatë kafeje. Modelja 23-vjeçare, flokët i kishte lëshuar, makijazh dukej e përsosur.

Gjatë muajve të fundit të vitit 2019, Bieber filloi të shfaq rikthimin e tij muzikor, kryesisht përmes mediave sociale.

Pas vitit të ri, ai publikoi këngën e parë – Yummy – nga albumi i tij i ardhshëm, i cili nga momenti që debutoi gjendet në numrin dy në ‘Billboard Hot 100’.

Yummy‘ e kapi numrin një në tabelën e shitjeve dixhitale të këngës  në ‘Billboard‘, duke shitur 71,000 kopje dixhitale.

Deri më tani nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur do të dalë albumi i ri, por do të publikohet së shpejti.

Tashmë është paralajmëruar një turne në SH.B.A. që do të fillojë më 14 maj në Seattle dhe do të shkojë deri më 26 shtator në East Rutherford, New Jersey.

06/23/2020 16:50

Justin Bieber u pa rrugëve në LA, pas akuzave për abuzim