Lajme

Juristi i njohur i reagon Armend Zemajt: Me cilin ligj do veprosh kur se ke të miratuar?!

06/30/2020 11:00
nga:Y I

Juristi, Ehat Miftaraj, me anë të një shkrimi në facebook i ka reaguar Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili paralajmëroi se tashmë do të vepreojnë me forcën e ligjit.

“Mire shume, vetem te kishe pas ligjin e miratuar, e qe nuk e ke.Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjaline, do te veprojme me forcen e lutjes, komunikates dhe vullnetit te qytetareve se sa dojne me ru veten, shendetin e te tjereve.” shkruan Miftaraj në facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë i Miftarajt:

Do te veprojme me forcen e ligjit.

Mire shume, vetem te kishe pas ligjin e miratuar, e qe nuk e ke.

Kur nuk e ke, duhet me ri-formulu fjaline, do te veprojme me forcen e lutjes, komunikates dhe vullnetit te qytetareve se sa dojne me ru veten, shendetin e te tjereve.

Sidoqofte, qytetari model, qytetari qe mendon me veten, per miqte, familjen, shtetin, sistemin shendetesor dhe te gjithe ata mjeke dhe infermiere qe nga muaji mars jane ne front te luftes me COVID-19, i respekton masat, del me maske, e ruan distancen, i lan duarte.

Qytetari i Kosoves ka dite me qene me i disiplinuar dhe me besnik ndaj shtetit dhe bashkeqytetareve se sa vet pushteti.

Zemaj ashpërson tonet: Do të veprojmë me forcën e ligjit nëse nuk respketohen rekomandimet e IKSHPK-së