Sporti

Jurgen Klopp: Van Dijk e meritoi Topin e Artë

12/03/2019 18:56
nga:Lorik J

Jurgen Klopp beson se Virgil van Dijk do të kishte qenë një fitues i denjë i Topit të Artë, por e kupton pse Lionel Messi e fitoi atë për herë të gjashtë.

Kapiteni holandez i Liverpoolit u rendit i dyti, kurse sulmuesi i Argjentinës fitoi çmimin për herë të gjashtë në karrierë – për të vendosur një tjetër rekord, përcjell GazetaBlic.

“Unë e shoh atë pak më ndryshe dhe shumë njerëz e shohin pak më ndryshe, por nuk ka absolutisht asnjë problem,” tha Klopp.

“Lionel Messi, unë kam thënë ndoshta 500,000 herë në jetën time tashmë, është ndoshta lojtari më i mirë që kam parë në jetën time. Por unë nuk mund të kujtoj një sezon më mbresëlënës nga një mbrojtës ndonjëherë. Sinqerisht. Kështu që do të ishte e drejtë nëse Virgil do ta fitonte atë. Dëgjova që ishte afër”, përfundoi ai.

Lionel Messi fitoi për një përqindje shumë të vogël ndaj Van Dijk.

/GazetaBlic/