Sporti

Jurgen Klopp nuk feston më golat e Liverpoolit, ka një arsye të madhe për këtë gjë

12/14/2019 21:09
nga:Mergim Rreci

Jurgen Klopp është shprehur shumë i pa kënaqur sot me sistemin “VAR”.

Ai ka thënë se nuk do të festoj më golat për se shkak efekti “VAR” në të shumtën e rasteve po e ndalon festimin e golit.

Kujtojmë që një gol i tillë i’u anulua sot edhe Sadio Manes.

“Nuk kam idenë se ku ishte pozitë jashtë loje, të jem i sinqert. Nuk i festoj golat më sepse duhet të presësh derisa dikush konfirmon se është gol” ka thënë Klopp.

“Nuk mendoj se kishte pozitë jashtë loje tek goli i Sadio. Nuk mund ta shihja. Por, nuk kam parë ripërsëritjen, kështu që nuk kam ndonjë ide”

Kujotjmë kundër kësaj teknologjie kanë dalur edhe shumë figura të tjera me impakt në futbollin ndërkombëtar.

/Gazeta Blic/