Cool

Jupiteri dhe katër hënat e tij do shkëlqejnë natën e sotme më shumë se kurrë

06/11/2019 17:00
nga:Natyra

Planeti më i madh në sistemin diellor do të jetë mjaftueshëm afër, sa për të parë pa teleskop tërë muajin qershor, thotë NASA.

Dhe, me një palë dylbi, mund të shihni edhe disa nga hënat e tij, transmeton lajmi.net.

Sipas agjencisë hapësinore, planeti do të shkëlqejë në qiellin e natës gjatë gjithë muajit qershor, me përspektivat më të mira që mund të arrihen më 10 qershor.

Arritja e kësaj pozite njihet si “opozit” dhe nënkupton se Jupiteri do të përafrohet me Tokën dhe diellin.

“Është koha më e mirë e vitit për të parë Jupiterin, pasi planeti është i dukshëm në qiell gjatë gjithë natës”, thotë NASA.

Agjencia hapësinore shpreson të zhbllokojë sekretet e origjinës dhe të evolucionit të sistemit diellor, e cila mund të gjurmojë tutje në formimin e sistemit në fjalë.

06/20/2019 00:21

Parashikon Donika Kadaj- Bujupi: AAK do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që ato mbahen