Lajme

Junik: Arrestohet 50-vjeçari, dyshohet se rrahu nënën e tij

09/30/2024 11:36
nga:G B

Një rast i dhunës në familje raportohet se ka ndodhur në Junik, mëngjesin e së dieles.

Klankosova merr vesh se një burrë 50-vjeçar pas një mosmarrëveshje e ka rrahur nënën e tij të moshuar.

Sipas asaj që ka deklaruar në polici, ky nuk është rasti i parë që ajo është sulmuar fizikisht nga i biri, bile janë goxha të shpeshta.

Kjo i ka shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim.

Me këtë rast, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe u dërgua në stacion për intervistim.

Më pas 50-vjeçari me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Rasti është inicuar si “Dhunë në familje.