Lajme

Juncker: Britania do të pendohet që e braktisi BE-në

03/13/2018 13:36
nga:M H

​Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar se Britania e Madhe do të pendohet lidhur me vendimin për ta braktisur Bashkimin Evropian (BE).

Duke folur para Parlamentit evropian, Juncker është brohoritur nga anëtarët euro skeptikë të këtij parlamenti, teksa Juncker po thoshte se dalja e Britanisë së Madhe nga kjo organizate ishte paraparë për datën 29 mars, 2019.

Si përgjigje ndaj tyre, Juncker tha se do të vijë koha kur ata do të pendoheni për vendimin e marrë, raporton BBC, përcjell KosovaPress.

Ndërsa, Guy Verhofstadt, përfaqësues i BREXIT-it në parlamentin evropian tha se ka ardhur koha që Britania të lëvizë përtej sloganeve.

Ai ka shtuar se Britania dhe BE-ja janë shumë afër një marrëveshjeje sa u përket të drejtave të qytetarëve në epokën pas BREXIT-it.

“Unë do të preferoja që Britania të mos e kishte marrë vendimin për ta braktisur BE-në, mirëpo kushdo që e braktis BE-në duhet ta dijë, sinqerisht, se çka nënkupton kjo. Nëse ju vendosni që t’i hidhni apo t’i lini prapa marrëveshjet dhe rregullat e përbashkëta, atëherë ju duhet ta pranoni se gjërat nuk mund të mbesin ashtu siç janë”, shtoi Juncker.

Më 23 qershor 2016, Britania e Madhe kishte marrë vendim që të largohet nga BE-ja. Në referendum 51.9 për qind të votuesve pjesëmarrës votuan për t’u larguar nga BE-ja, mirëpo largimi zyrtar ende nuk ka ndodhur dhe priten procedura jo të lehta të shkëputjes.

09/19/2018 23:27

Dy kampe kundërshtare në samitin e Bashkimit Evropian