Sporti

Juan Mata kërkohet nga gjiganti italian

12/06/2017 14:46
nga:Y.K

nteri është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të Matas në Serie A.

Juan Mata e ka humbur vendin e titullarit me Jose Mourinhon te Manchester Unitedi dhe zgjidhja e vetme, është largimi nga “Old Trafford”.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Interi është duke e monitoruar spanjollin dhe e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm për arritjen e synimit, që është Scudetto, transmeton Express.

E përditshmja italiane shkruan se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt mes palëve, që mund t’i shkëmbejnë lojtarët, Juan Mata me Joa Moario, ky i fundit nuk po pëlqehet nga Luciano Spalletti.

Spalletti e sheh Matan si një aset të rëndësishëm në luftën për titull në Serie A dhe në janar do të blejë së paku 2-3 lojtarë, për të mbajtur skuadrën sa më lartë dhe për të mos e lëshuar pozitën e parë.

Interi aktualisht prin në Serie A me 39 pikë, një më shumë se Napoli e dy më shumë se kampioni, Juventusi.

12/16/2017 17:01

Gëzim i madh tek tifozët e klubeve tjera në Serie A, Interi ka pësuar humbje më në fund