Sporti

Ju kujtohet Obafemi Martins, ja ku është transferuar ai

07/16/2020 16:31
nga:Lorik J

Obafemi Martins është ribashkuar me skuadrën kineze, Shanghai Shenua pas dy vitesh pauzë.

Ish lojtari i kombëtares nigeriani është rikthyer për të mbushur boshllëkun e lënë nga Odion Ighalo, i cili është huazuar tek skudra e Manchester United – ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, përcjell GazetaBlic.

35-vjeçari, Obafemi Martins së fundmi kishte pasur probleme me gjurin e tij, por tani është gati për t’u rikthyer në fushat e blerta.

‘Më kishin shqetësuar lëndimet. Është një ndjenjë e mirë për t’u rikthyer në një ekip të cilin e njoh’, tha Martins.

Martins shënoi 19 herë në 40 paraqitje gjatë aventurës së tij tek Shanghai Shenhua.

/GazetaBlic/