Cool

“Ju jeni heronjtë tanë”, frizerët me stil të veçantë në falenderim të mjekëve kosovarë

04/05/2020 21:38
nga:A. R.

Solidarizimi me punën e jashtëzakonshme që janë duke e bërë mjekët kosovarë, në periudhën e virusit corona, e kanë bërë disa berberë profesionistë.

KushtrimTrend, Trendhirdressing dhe frizeri Blerton Selmani, janë duke u solidarizuar me mjekët që janë në vijën e parë të frontit në luftën me Koronavirusin.

Ata nëpërmjet një stili të flokëve, janë solidarizuar me të gjithë punëtorët shëndetësor, duke quajtur heronj ata të cilët gjenden në vijën e parë të frontit në luftë kundër koronavirusit.

“Kjo foto artistike e stilit të flokëve është bërë për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë së koronavirusit. Ju nuk jeni vetëm mjekë, ju jeni HERONJTË tanë”, thuhet në përshkrimin e tyre.