Sporti

Jovic prezantohet tek Real Madridi, ja deklarata e tij

06/12/2019 13:44
nga:Lorik J

Sulmuesi më i ri i Real Madridit, Luka Jovic është prezantuar sot në zyrat e klubit spanjoll.

Luka Jovic ka kaluar tek Real Madridi për 60 milionë euro nga klubi i Eintracht Frankfurtit – pasi kaloi një edicion të mrekullueshëm në Bundesligë dhe Europa League, shkruan GazetaBlic.

Sulmuesi serb duket mjaft i lumtur për kalimin e tij në La Liga, pasi thekson se do të dhurojë gjithçka që të ndihmojë madrilenëve.

“Unë jam i sigurt se kam zgjedhur opsionin më të mirë dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Real Madridin të fitojë gjithçka”.

“Unë jam njeriu më i lumtur në botë. Unë do të jap gjithçka”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/