Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic këmbëngul se është i lumtur në klub edhe pse ka luajtur shumë pak këtë sezon.
21-vjeçari pritej të luante një rol të rëndësishëm për Realin, por deri më tani nuk është shfrytëzuar shumë nga Zinedine Zidane, përcjell GazetaBlic.
Duke folur për Gloria, numri 18 i Realit tha: ‘Zidane më tha që ai beson tek unë, se është i lumtur që jam në ekip.’
‘Jam i lumtur dhe shpresoj të luaj më shumë minuta. Nuk është e lehtë për ndonjë lojtar të ri të ambientohet në këtë klub, nuk marr parasysh kohën.’
‘Kam besim te vetja, në cilësinë time dhe e di se përfundimisht do të kem më shumë kohë në fushë’, përfundoi ai.
/GazetaBlic/