Sporti

Joshua zbulon: Ja çfarë i thashë Ruizit në veshin e tij pas ndeshjes!

12/08/2019 09:42
nga:Mergim Rreci

Anthony Joshua për të dytën herë është shpallur kampion bote në boks në peshat e rënda.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, britaniku ka mposhtur Andy Ruiz Jr në meçin e madh të zhvilluar në Arabinë Saudite, duke rikthyer titujt e humbur.

Mirëpo pas përfundimit të ndeshjes të gjithë e vërejtën që Joshua i tha diçka kundërshtarit të tij, duke i bërë kurioz të gjithë.

I pyetur për këtë gjë ai u përgjigj se zgjodhi fjalë motivuese për të, transmeton Gazeta Blic.

“Je njeri fantastik mbi të gjitha. Gjithashtu je një kampion i madh. Mos u dorëzo kurrë, vazhdo ndjeki ëndrrat tuaja. Jam i sigurt që do të përballemi përsëri” ishin fjalët e tij në veshin e Ruiz.

Kujtojmë që pritet të zhvillohet një meç i tretë në mes tyre.

/Gazeta Blic/