Sporti

Joshua kërcënon rivalin: Do ta ndëshkoj rëndë, unë e mbaj fjalën

04/15/2019 12:08
nga:Lorik J

Anthony Joshua ka deklaruar se sfida që ai do të zhvillojë më 1 qershor në Amerikë ndaj Jarrell Miller do të jetë një përballje ku ai do të testojë forcat e rivalit.

“Miller është trupmadh dhe i fortë. Do të jetë një sfidë interesante, ku do të shoh se sa i aftë është në ring. Për të ky është një shans jo vetëm për titullin por edhe t’i tregojë botës së është në gjendje të përballet me një kampion bote”, u shpreh Joshua.

“Nuk më intereson se çfarë synon ai, por do ta bëjë të paguajë për gjithçka ka thënë ndaj meje. Kam thënë se ai do ta bëjë nga e para fytyrën e tij dhe do ta mbaj premtimin. Do ta ndëshkoj rëndë dhe atëherë do ta kuptojë se çfarë ka bërë që ka pranuar sfidën me mua. Unë jam kampion bote dhe do të qëndroj i tillë edhe pas kësaj sfide”, u shpreh Joshua, 21 fitore e asnjë humbje në karrierën si profesionit.

telesport