Sporti

Joshua izolohet në shtëpi, kishte kontakte me Princ Charles

03/25/2020 23:00
nga:Lorik J

Kampioni botëror i boksit në pesha të rëndë, Anthony Joshua është futur në izolim, pasi së fundmi ishte takuar me me viktimën e koronavirusit, Princ Charles.

Charles, djali i madh dhe trashëgimtari i Mbretëreshës Elizabeth II, ka treguar simptoma të buta të koronavirus dhe po izolohet në Skoci, thanë zyrtarët të mërkurën, përcjell GazetaBlic.

Një zëdhënës i Joshua i tha Daily Mail: “AJ është në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e qeverisë, ai është i aftë dhe mirë. Ai uron që të gjithë të prekurit të kenë një shërim të shpejtë”

Megjithatë, Joshua do të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda të IBF, WBA dhe WBO kundër Kubrat Pulev në stadiumin Tottenham Hotspur më 20 qershor.

/GazetaBlic/