Anthony Joshua humbi titujt e tij në peshë të rëndë ndaj Oleksandr Usyk sonte në mbrëmje në Tottenham Hotspur Stadium.
Kampioni i unifikuar britanik i WBA, IBF dhe WBO i peshave të rënda u mund pas vendimit me unanimitet, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas humbjes ka reaguar edhe Joshua, i cili falënderoi tifozët për përkrahjen.
“Qëndroni pozitiv edhe nëse bota po rrënohet para jush! Londër të dua dhe të falënderoj çdo herë”, shkroi në Facebook.
/GazetaBlicSport/


