Sporti

Joshua – Fury, pikë e veçantë marrëveshjeje për ndarjen e fitimit

06/10/2020 23:48
nga:M K

Joshua dhe Fury do të përballen në dy duele vitin e ardhshëm.

Sot u zyrtarizua marrëveshja mes palëve përfaqësuese të bokserëve britanikë, që konfirmuan se janë dakorduar për dy meçe më 2021, meçe këto që pritet të jenë nga më të zjarrtat viteve të fundit, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se pjesë e padiskutueshme e këtyre marrëveshjeve është edhe ndarja e fitimit.

Sipas mediave ndërkombëtare, në meçin e parë fitimi do të ndahet në mënyrë të barabartë, kurse në të dytën, fituesit do t’i takojnë 60% të të ardhurave, kundrejtë 40% humbësit.

Ajo që pritet të vendoset javëve apo muajve në vijim është arena e dueleve. Duke u bazuar në faktin se të dy janë britanezë, atëherë nuk është larg mendjes që Londra të jetë opsioni më i mundshëm.

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja për meçin e jashtëzakonshëm, Anthony Joshua – Tyson Fury!

/GazetaBlic/

06/10/2020 16:18

LAJMI I FUNDIT: Arrihet marrëveshja për meçin e jashtëzakonshëm, Anthony Joshua – Tyson Fury!