Lajme

Josep Borrell do të vizitoj Kosovën sapo të formohet Qeveria e re

12/01/2019 18:09
nga:B. D

Shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, ka thënë gjëja e parë që do ta bëjë pasi Kosova ta ketë formuar Qeverinë e re, është vizita e tij në këtë vend.

Kështu është shprehur ai për gazetën kroate “Veçernji list”, duke shtuar se do ta vizitojë edhe Serbinë, në mënyrë që të gjejë zgjidhje për problemet në Ballkan.

Çfarë mendoni për negociatat Prishtinë-Beograd? Si ta kapërcejmë bllokimin?

“Gjëja e parë që do ta bëjë pasi Kosova të formojë Qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë”.

“Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”.

03/01/2020 22:36

Borrell kërkon takim urgjent për situatën në Siri