Sporti

Jose Mourinho zgjedh ndeshjen Bayern-Liverpool si performanca më e mirë e sezonit në UCL

03/15/2019 18:49
nga:I S

Jose Mourinho ka qenë duke e shijuar punën e tij prej trajneri tek skuadra e Man United.

Mbi tre muaj kanë kaluar që kur “Special One” i vetëshpallur ka lënë Old Traffordin, për të kaluar si analist futbolli në beIN Sports, shkruan GazetaBlic.

Mourinho ka dhënë mendimin e tij sa i përket ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ku ndeshjen e së mërkurës ndërmjet Liverpoolit dhe Bayernit e ka cilësuar si dueli më i mirë i sezonit.

“Kështu që ata arritën të më befasonin, nuk mendoj se ata u befasuan sepse sigurisht, ata janë të parët që besojnë, dhe knaë habitur shumë njerëz me atë performancë të fortë.

“Kjo i vendos ata tani sigurisht një pozitë të mirë për ‘luftën’ e Ligës së Kampionëve. Por mendoj edhe nga këndvështrimi mendor, ndoshta ata janë të rilindur dhe ata mund ta sjellin këtë lloj shfaqje në Premierligë “.

“Analiza ime bazohej në traditën e Bayernit dhe Bayerni mendoj se për nëntë vite rresht ata shkojnë në çerekfinale, prandaj mendoj se është hera e parë në nëntë vite që ata nuk shkojnë”, vazhdoi ai.

/GazetaBlic/