Sporti

Jose Mourinho i ashpër me gazetarët, nuk komenton vendimet e gjyqtarit për ndeshjen ndaj Milanit

11/03/2021 15:27
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka refuzuar të diskutojë për vendimet e gjyqtarut Fabio Maresca në humbjen 2-1 ndaj Milanit.

Trajneri i Romës u gjobit me 10,000 euro për sjelljen e tij ‘ironike dhe mosrespektuese’ ndaj zyrtarit të ndeshjes pas fishkëllimës së fundit të dielën, përcjell GazetaBlic Sport.

Kur u pyet për vendimet e arbitrave dhe dallimet mes zyrtarëve të ndeshjeve dhe sanksioneve në ligat e tjera, trajneri portugez i largoi gazetarët.

“Nuk po flas për arbitrin dhe nuk po flas për Serinë A”, u tha Mourinho gazetarëve në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme kundër Bodo/Glimt në Ligën e Konferencës së Evropës.

Dhe Mourinho përsëriti qëndrimin e tij kur gazetarët u përpoqën ta bënin atë të adresonte dallimet në paraqitjet midis dy ndeshjeve kundër Cagliarit në Sardenjë dhe Milanit në Olimpico.

“Nuk po flas për atë që bëmë në Serie A”, shtoi ai.

Roma është e katërta në Serie A pas 11 ndeshjesh dhe ka marrë gjashtë pikë në tre ndeshje të Ligës së Konferencës.

/GazetaBlic Sport/