Sporti

Jose Mourinho e dëshiron në Tottenham portierin Thomas Strakosha

03/26/2020 08:40
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Totenhemit Mourinho ka piketuar dy futbollistët e Lazios mesfushorin serb Sergej-Milinkoviç Saviç dhe portierin e Shqipërisë Thomas Strakoshën.

“Calciomercato” raporton nëpërmjet “Tuttosport” se tekniku portugez po mendon të përforcojë skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm me dy futbollistët e dalluar të Lazios, përcjell GazetaBlic.

Bardhekaltrit kryen një sezo mjaft mbresëlënës deri në momentin kur kampionati italian u ndërpre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Nëse në rastin e Strakoshës Totenhhemi do ta kishte më të lehtë për ta blerë, në rastin e Saviçit zgjidhja duket shumë e vështirë pasi lojtari serb kërkohet nga Juventusi dhe Real Madridi.