Sporti

Jorginho “kapet” keq në Miami përmes një aplikacioni telefonik

01/29/2022 11:37
nga:Mergim Rreci

Mesfushori italian Jorginho, nuk e mbylli vitin ashtu siç do të dëshironte.

Fituesi i Europianit dhe Ligës së Kampioneve në vitin 2021, nuk u shpall fitues i “Topit të Artë”. Por aktualisht duket se viti ka filluar pak më keq dhe ky është problemi më i vogël për mesfushorin e Chelseas, të cilin e kanë kapur mat me një aplikacion për takimet.

Lojtari ka shkuar bashkë me Mason Mount me pushime në Miami dhe atje është pikasur se po përdorte aplikacionin për takime, “Raya”.

Jorginho kishte zgjedhur që këto pushime t’i bënte me shokët e skuadrës dhe jo me partneren e tij, Katerin Harding, një këngëtare angleze, e cila pak muaj më parë solli në jetë djalin e çiftit. Për të, Jorgino kishte braktisur gruan e tij, Natalia Leteri, pas 8 vitesh martesë.

Por në Miami, duket se atij i është kthyer dëshira për të njohur njerëz të rinj pasi profili i tij është shfaqur në aplikacionin në fjalë, i lidhur me adresën zyrtare në Instagram. Aplikacioni në fjalë përdoret vetëm me adresa të konfirmuara zyrtare dhe siguri identiteti, ndaj është e qartë se bëhej fjalë pikërisht për Jorginhon, i cili do të duhet të japë llogari kur të kthehet përsëri në Angli/PS/.