Showtime

Jorgie Porter, shkëlqen në paraqitjen e saj përderisa fotografohej për kalendarin e vitit 2018-të

11/14/2017 15:51
nga:F.B

Ajo është përfolur për një romancë të re me Philip Parkerin, shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic.

Dhe tani, Jorgie Porter, 29 vjeçare, u duk pozitivisht mbresëlënëse me bikinet e saj vezulluese në serinë e shkrepjeve të radhës për kalendarin e vitit 2018-të, të cilat u realizuan në Los Anxhelos.

Ish-aktorja e Hollyoaks, u shfaq mahnitëse përderisa i nxori në fushë asetet e saja që t’i marrin sytë, duke u veshur me seleksionime me ngjyrë të zezë, e më pas në atë metalike, përcjellë GazetaBlic.

Shkrepjet e para të aktores u realizuan me bikini ngjyrë të bardhë dhe me shkëlqim, pak-a-shumë sikur materiale plastike e që në pah i vunë asetet e bollshme dhe belin e hollë, përderisa qëndronte ulur në makinë, e me këmbë jashtë.

Flokët e saja ngjyrë të bardhë ishin të lakuara dhe dukeshin si valë-valë, e të ndara në njërin krah.

Edhe në shkrepjen e dytë ajo kishte të veshura bikine, veçse me ngjyrë ari. Kalendari zyrtar 2018 i Jorgie, do të jetë i gatshëm për t’u blerë ekskluzivisht në Amazon UK. / © DailyMail – GazetaBlic /

 

03/20/2017 19:39

Jorgie tregon format e saj bombastike në plazh me një bikini që mezi shihet (FOTO)