Showtime

Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës

03/29/2020 11:17
nga:N S

Jonida flet edhe për emrin e fëmijës.

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël.

Në një emision televiziv, aktorja ka treguar gjininë e fëmijës, ajo dhe Besniku po bëhen me një vajzë.

Madje aktorja ka treguar se e kanë gjetur edhe emrin e fëmijës. “Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Ishim duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, deklaroi Jonida.

04/07/2020 12:40

Ku e ka planifikuar lindjen e vajzës, Jonida Vokshi?