Sporti

John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve dhe i propozon martesë të dashurës (Foto/Video)

04/03/2017 08:44
nga:Gazeta Blic

Të dielën mbrëma në ‘WrestleMania 33’ ka ndodhur një sensacion, i cili mori gjithë vëmendjen e publikut të pranishëm dhe tifozëve që shikonin përmes ekraneve.

Legjenda e WWE, John Cena, është ulur në gjunjë për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, Nikki Bella, përpara 70.000 të pranishmëve.

 

Përgjigja ishte ‘PO’ që u shoqërua me puthje

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi Cena dhe Bella mposhtën çiftin The Miz dhe Maryse, të cilët janë të martuar në jetën reale.

“Këtë e ke dashur para një viti. Lëndove qafën dhe bëre gjithçka për t’u kthyer, sepse dëshiroje një moment në WrestleMania. Jam shumë krenar me ty…”.

“Të kam premtuar se do ta them kur të jetë momenti i duhur. Dhe tash është momenti i duhur”, tha mes tjerash Cena në fjalimin e tij emocionues, para se t’ia parashtronte pyetjen për martesë. Dhe përgjigja ishte ‘PO’ që u shoqërua me puthje.

Çifti është në lidhje që nga viti 2012, ndërsa 39-vjeçari e kompletoi propozimin e tij duke ia dhuruar partneres unazën e fejesës.

08/26/2018 15:43

Njerëzit që postojnë foto sa herë ushtrojnë, kanë probleme psikike