Lajme

Jo vetëm Sveçla ishte ulur në një tavolinë me Gjuriqin, edhe Kurti ishte ulur pranë tij, në Tiranë në konferencën për bashkëpunim rajonal (Foto)

12/07/2019 23:45
nga:Gazeta Blic

Publikimi i disa fotografive të anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçla i ulur pranë Marko Gjuriqit, të ashtuquajturit drejtor në Zyrën për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, nxitën reagime të shumta.

E gjithë kjo, pasi që Gjuriq dhe shefi i tij, presidenti serb, dy ditë më parë e mohuan masakrën e Reçakut.

Por jo vetëm Sveçla bashkë me disa zyrtarë tjerë kosovar ishin ulur në një tavolinë me Gjuriqin. Pranë Gjuriqit sot në Tiranë është ulur edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Në media po qarkullojnë fotografi ku afër njëri-tjetrit ulur janë Kurti dhe Gjuriq.

Gjuriq është i ulur në krahun e djathtë të Kurtit në konferencë për bashkëpunim rajonal të organizuar nga ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Në krahun e majtë të Kurtit është e ulur Teuta Vodo, sekretare për marrëdhenie më jashtë e Partisë Socialiste të Shqipërisë.