Sporti

Jo vetëm Lautaro Martinez, Barcelona kërkon një tjetër lojtar te Interi

04/03/2020 22:20
nga:M K

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Përderisa tash e një kohë përflitet për një interesim të skajshëm të saj për yllin e Interit, Lautaro Martinez, duket se argjentinasi nuk është synimi i vetëm i katalunasve, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për Nicolo Barella, i ardhur nga Cagliari verën që shkoi për shumën e 40 milionë eurove.

Përkundër moshës, fantazisti shkëlqeu me zikaltërit, ku shpeshherë edhe ishte vendimtar në rezultate.

Ende nuk dihet sesi do t’i paguajë Barcelona këta dy lojtarë, në fakt transferimin e tyre, por megjithatë ideja kryesore është këmbimi me pesë lojtarë katalunas.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por ajo që është e rëndësishme, Blaugrana ka arritur marrëveshje personale me Martinez, që ka klauzolë prej 111 milionë euro për dy javët e para të muajit Korrik.

/GazetaBlic/

05/29/2020 13:58

Si sot, nëntë vite më parë, Interi fitoi trofeun e fundit