Sporti

Jo vetëm Franca, Argjentinën e pret ‘ferri’ në ndeshjet e ardhshme

06/27/2018 12:25
nga:Gazeta Blic

Argjentina ka siguruar kalimin tutje nga faza e grupeve, pas fitores ndaj Nigerisë me rezultatin 2-1, dhe falë humbjes së Irlandës nga Kroacia.

“Gauçozët” në ndeshjen e 1/8 së Kupës së Botës i pret një përballje e vështirë, ku do të ndeshën me Francën më 30 qershor në Rusi, shkruan GazetaBlic.

Por Franca nuk është vetëm kundërshari i vetëm i Argjentinës, ngase amerkano-latinët nese arrijnë të kalojnë këtë fazë, atëherë ata do të përballën me fituesin e ndeshjës Uruguai – Portugali, me  ç’rast mund të shohim një përballje ndërmjet Messit dhe Ronaldos.

Argjentina krahas super ndeshjës në çerekfinale (nëse arrin të kualifikohet), e pret edhe një ndeshjë shumë e vështirë në gjysmëfinale, pasi mund të ndeshët ose me Gjermaninë (nëse kualifikohen) ose me Brazilin.

Andaj siç duket ky kampionat botëror do të ketë shumë “finale” para finales për kombëtaren e Jorge Sampaolit.

Rruga drejtë titullit nuk është edhe aq e lehtë për Leo Messin, i cili synon titullin që i mungon për të kompletuar gjithçka.

/GazetaBlic/

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim