Sporti

Jo vetëm fitoren ndaj Copenhagen, Manchester City siguron edhe shërbimet e talentit Savinho

02/13/2024 23:33
nga:Mergim Rreci

Savinho, një sulmues brazilian që luan për Girona , do të nënshkruajë me Manchester Cityn.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta spanjolle AS , e cila garanton se anësori 19-vjeçar do të mbërrijë në Angli verën e ardhshme. Marrëveshja do të përfundojë për një vlerë prej rreth 30 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari tashmë ka pranuar marrëveshjen, ndonëse ende nuk ka firmosur kontratën e re, detajet përfundimtare të së cilës janë ende duke u negociuar.

/GazetaBlic Sport/