Showtime

Jo vetëm Adelina Tahiri por edhe këto këngëtare dhe modele shqiptare u martuan me milioner të huaj!

12/05/2018 15:29
nga:Natyra

Kosova dhe Shqipëria janë dy vende të vogla sa i përket numrit të popullsisë dhe koordinatave gjeografike, por viti 2018-të ka qenë një vit i suksesshëm për shumicën e këngëtarëve të estradës shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Disa u komentuan shumë në media si shkak i sukseseve të tyre në karrierë, të cilët u njohën botërisht dhe disa të tjerë për jetën e tyre private.

Mund të thuhet lirshëm se emri i cili ka qenë on-top në media rozë si shkak i jetës së saj private është këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri e cila i dha fund beqarisë duke u martuar me avokatin nga Maqedonia Serjozha Markov i cili u përmend shpesh si 50 vjeçar. Dhe si shkak i diferencës në moshë lajmi për martesën e këngëtares bëri bujë të madhe.

Pas shumë kohëve Adelina i dha fund thashethemeve, nuk ka shumë ditë që ishte e pranishme në një emision argëtues në Shqipëri ‘Xing me Ermalin‘, dhe këngëtarja shpalosi të vërtetën rreth martesës.

Ajo tregoj se si është njohur me bashkëshortin e saj, dhe si kanë reaguar familja pasi që e kanë kuptuar për lidhjen me maqedonin.

Adelina, tashmë ka lindur edhe fëmijën  e saj të parë me avokatin  maqedon Serjozha Markov.

Ndryshe, përveç Adelina Tahirit emri i të cilës u përmend shumë gjatë këtij viti si shkak i martesës me një jo shqiptar janë edhe disa këngëtare të tjera të cilat bëjnë pjesë në këtë listë.

Është Afërdita Dreshaj e cila u martua po këtë vit, ku kurorëzoj dashurinë e saj  me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Pas një lidhje disa vjeçare Dreshaj dhe Kindil, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një mbrëmje romantike, në një nga tarracat më të bukura të qytetit të Pragës.

Një martesë tjetër e cila bëri bujë ishte edhe martesa e modeles nga Shqipëria Emina Cunmulaj e cila u martua me iranianin Sam Nazarian. Dasma ishte si në përralla, natyrisht që bukuroshja shqiptare shkëlqeu e nuk nguroi që në atë ditë të rëndësishme për të ta kërcej edhe Napolonin. Nga kjo martesë Emina dhe Sam kanë dy vajza.

Përveç, Emina Çunmulaj është edhe modelja tjetër Angela Martini e cila u martua me milionerin rumun, Dragos Savulescu.

Me një ceremoni të thjeshtë çifti kurorëzuan dashurinë e tyre.

Nuk dihet se cila është arsyeja e këtyre martesave por siç duket është bërë trend, pasi që shumë fytyra të ekraneve televizive po zgjedhin martesa me meshkuj që janë me në moshë se ato./GazetaBlic/ NATYRA SALIHAJ

11/17/2019 14:11

Adelina Tahiri publikon foto me të, por shikoni se si ia fsheh fytyrën bashkëshortit