Sporti

Jo veç në Gjilan, edhe në ndeshjen e La Ligas gjithashtu intervenoi Policia për të qetësuar situatën

07/09/2020 12:58
nga:Lorik J

Dje në ndeshjen e xhiros së 35-të të Ligas mes Getafe – Villarreal ishte i nevojshëm intervenimi i Policisë për të qetësuar situatën e krijuar pas takimit.

Villarreal fitoi 3-1 dhe kështu shkuan në -3 nga andaluzianët e Sevillas. Një rezultat i rëndë në një ndeshje delikate, në fund të së cilës u përjashtuan 4 lojtarë dhe ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë, përcjell GazetaBlic.

Pas fundit të sfidës, situata doli jashtë kontrollit. Ndërsa të dy trajnerët kishin shkuar tashmë në dhomat e zhveshjeve, filloi një zënkë mes lojtarëve. 4 kartonë të kuq u dhanë, 3 për Getafe (Nyom, Etxeita dhe Damian Suarez) dhe 1 për Villarreal (Iborra).

Përleshja vazhdoi edhe në tunel drejt dhomave të ndërrimit, të cilat vetëm policia mundi ti ndalte. Lojtarët e dy skuadrave, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të dy stafeve, u ndanë dhe u morën nga policia. Raporti i referit Fernandez ishte i rëndë, dhe tani mund të ketë pasoja në të dy klubet. Sidoqoftë, në pritje të vendimeve të mëtejshme, Villarreal mund të gëzojë një fitore.