Sporti

Jo Rashica, po Elliot | Ky pritet të jetë zëvendësuesi i Xherdan Shaqirit në Liverpool

04/07/2020 09:21
nga:M K

Një sezon për t’u harruar i djaloshit nga Zhegra, që përveç minutazhës së ultë, u përball edhe me lëndime të shumta.

Kampioni aktual evropian veçse ka paralajmëruar largimin e tij këtë verë, ndërsa disa klube tashmë kanë shprehur haptas interesimin për t’i siguruar shërbimet e përfaqëuesit helvetik, përcjell GazetaBlic.

Drejtuesit e ekipit të kuq “Merseyside” kërkojnë afro 25 milionë euro për të hequr dorë nga kartoni i tij.

Para disa ditëve, në mediat gjermane përflitej për një kalim eventual te Milot Rashicës në “Anfield”, pasi sipas atyre burimeve, Klopp e pëlqen tejmase ish-lojtarin e Vushtrrisë e Viteses.

Megjithatë, sipas gazetarit, John Aldridge, i afërt me Liverpoolin, do të jetë 17 vjeçari Harvey Elliot ai që do të jetë zëvendësues i Shaqirit.

Tekniku gjerman pritet t’i besojë 17 vjeçarit edicionin e ardhshëm, pasi në këtë aktual shumicën e kohës ai u paraqit në ndeshjet e Kupës, teksa në Premier Ligë regjistroi vetëm një paraqitje.

Kujtojmë ndërkaq, për Shaqirin disa klube me emër janë të interesuar për ta blerë, përfshirë Galatasarayn, Sevillën e Romën.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri