Showtime

JLo dhe Alex Rodriguez bëjnë thirrje për kujdes dhe qëndrim në shtëpi për të shmangur përhapjen e COVID-19

04/09/2020 13:23
nga:N S

Superylli Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Alex Rodriguez, së fundmi kanë publikuar një video në rrjetet sociale, duke iu bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Dyshja i janë përgjigjur fushatës së rrjeteve sociale të bërë nga guvernatori i New Yorkut-ut, Andrew Cuomo “#IStayHomeFor”, e cila u kërkon njerëzve të thonë se për çfarë janë duke qëndruar në izolim.

“Ne po qëndrojmë në shtëpi për t’i mbrojtur ata në linjat e para”, ka thënë Lopez në videon e ndarë në Instagram.

“Mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e COVID-19 është të qëndroni në shtëpi. Arod dhe #IStayHomeFor për ata që janë në vijën e parë – mjekët, infermierët dhe teknikët që po punojnë kaq shumë për të mbajtur të gjithë të sigurt”, vazhdon mes tjerash 50-vjeçarja.
SHBA është bërë shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të coronavirusit në botë, i ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në Amerikë, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën e 1.3 milion, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.