Armando Broja pritet të jetë titullar në ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik të Burnley-t.
Sulmuesi shqiptar duket se po rikthehet në formën e duhur, kurse do të kërkojë golin edhe sonte ndaj Newcastle, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas medieve britanike Broja do të jetë në majën e sulmit të ekipit vendas pasi trajneri kërkon që të shfrytëzojë momentin e mirë të sulmuesit kuqezi, i cili pasi gjeti golin e parë në Premier me ngjyrat e skuadrës së tij të re po rifiton besim në vetvete.
Formacioni i mundshëm i Burnley: Dubravka, Walker, Laurent, Ekdal, Humphreys, Pires, Florentino, Ugochukwu, Anthony, Bruun Larsen, Broja
/GazetaBlic Sport/

