Sporti

I jashtëzakonshëm me paraqitjet e tij, mesfushori Dimal Shala premton të ardhme të ndritur në futbollin kosovar

09/19/2024 15:31
nga:Mergim Rreci

Futbolli kosovar po pasurohet çdo ditë e më shumë me futbollistë që premtojnë të ardhme të ndritur.

Në mesin e kësaj liste është edhe Dimal Shala, një mesfushor defanziv, i cili ka spikatur me performancat e tij në ekipin e KF Podujevës U19, që garon në Superligën e moshave nën 19 vjeç.

Aftësitë e tij ‘shkatërruese’ tek aksionet kundërshtare si dhe kreativiteti që ka në këmbët e tij edhe në aspektin ofanziv, kanë bërë që ky futbollist të marrë vëmendjën e të gjithëve.

Me 5 gola dhe 14 asistime gjatë sezonit të kaluar, ai është shndërruar në një lojtar kyç për skuadrën, duke luajtur një rol vendimtar në inkuadrimin e KF Podujevës në Superligën e juniorëve.

Duhet cekur që potenciali i tij është i madh dhe tashmë është vetëm çështje kohe se kur do të jetë pjesë e nivelit elitar të futbollit kosovar.