Sporti

Jeton Beqiri, trajneri që e riktheu sërish lavdinë në Tetovë, duke fituar titullin kampion pas 4 vitesh pritje

05/08/2025 09:28
nga:Lorik J

Jeton Beqiri, trajneri që e riktheu sërish lavdinë në Tetovë, duke fituar titullin kampion pas 4 vitesh pritje.

Një trajner pa fjalë, por me vepra, që ia doli me shumë sfida këtë sezon, që në fund t’ia kthejë buzëqeshjen qytetit të Tetovës dhe ekipit të Shkëndijës.

KF Shkëndija, vazhdon të mbetet krenaria e shqiptarëve, teksa dje fitoi titullin e pestë në histori.

Skuadra e Shkëndijës dje triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Rabotnicikit, duke shuar kështu çdo dilemë në lidhje me çështjen e kampionit.

“Ballistët” nuk ishin në stadium shkaku i suspendimit, por festa e tyre u dëgjua gjithandej pas ndeshjes, pasi ata gjithmonë janë pranë ekipit të tyre të zemrës në çdo lloj forme.

Tashmë, sfida e Beqirit do jetë përfaqësimi dinjitoz në garat europiane.

/GazetaBlic Sport