Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së njëherësh asambleiste në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Jeta Rafuna Hasani, ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se si grup i asambleistëve të LDK- së kanë propozuar që të ndajnë shujtën për punëtorët e administratës së Komunës.
Kjo sipas Rafunës vjen duke patur parasysh inflacionin në Kosovë dhe gjendjen më të rënduar në familjet kosovare.
Ajo tutje bëri të ditur se sot u votua me sukses ky propozim.
“Andaj si grup i asambleistëve të LDK- së edhe në vitin 2022, 2023 dhe tash në ketë vit kemi propozuar që të ndajmë shujtën për punëtorët e administratës së Komunës duke pas parasysh edhe inflacionin në Kosovë dhe gjendjen më të rënduar në familjet kosovare.Sot , u votua me sukses ky propozim – vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinës pas shumë tentative të mëhershme dhe jemi të lumtur që po realizohet kjo kërkesë legjitime e punëtorëve tonë të administratës” shkruan Rafuna në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Punëtorët e administratës së Komunës së Prishtinës i kanë pagat më të ulta se sa sektori i shëndetësisë, arsimit dhe punëtorët e Ndërrmarjeve Lokale.
Andaj si grup i asambleistëve të LDK- së edhe në vitin 2022, 2023 dhe tash në ketë vit kemi propozuar që të ndajmë shujtën për punëtorët e administratës së
Komunës duke pas parasysh edhe inflacionin në Kosovë dhe gjendjen më të rënduar në familjet kosovare.
Sot , u votua me sukses ky propozim – vendim nga Kuvendi Komunal i Prishtinës pas shumë tentative të mëhershme dhe jemi të lumtur që po realizohet kjo kërkesë legjitime e punëtorëve tonë të administratës!