Lajme

Jeta Rafuna Hasani: Mbështetja juaj është forca ime, bashkë për ndryshimin e madh

01/11/2025 16:28
nga:Mergim Rreci

Kandidatja për deputete nga LDK, Jeta Rafuna Hasani, ka rikonfirmuar edhe njëherë se synon një vend në Kuvendin e Kosovës.

Në postimin e saj, ajo tha se ka vendosur të kandidoj për deputete, sepse beson thellësisht që ndryshimi nuk ndodh vetvetiu – ai kërkon guxim, përkushtim dhe vizion.

“Unë po kandidoj sepse dua t’i jap zë atyre që nuk dëgjohen mjaftueshëm. Dua të jem përfaqësuesja juaj në parlament, për të adresuar sfidat reale të jetës së përditshme dhe për të krijuar politika që sjellin zgjidhje konkrete”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Jeta Rafuna Hasani ka kërkuar mbështetje qytetare, sepse sipas saj, vetëm bashkë mund të bëhet ndryshimi i dëshiruar.

Postimi i saj i plotë: