Showtime

Jeta pas karantinës – Morena Taraku e sheh veten veç në bikine

03/27/2020 20:02
nga:L I

Për disa jeta në karantinë është mjaft e vështirë, e disa të tjerë po argëtohen dhe po e shijojnë pranë familjarëve, shkruan GazetaBlic.

E për Morena Tarakun, e cila udhëtimet i ka mjaft të shpeshta në shtete të ndryshme, duket se kjo periudhë nuk është kaq e lehtë.

Në Instagram modelja ka publikuar një postim duke shfaqet në bikine në një nga pushimet e bëra më parë.

“Jeta pas karantinës”, ka shkruar Morena.

E duke qenë të izoluar, disa nga figurat publike i janë bashkuar aplikacionit “Tik Tok” duke realizuar kështu video mjaft argëtuese për ndjekësit e tyre.
SS

Në muzikë, projekti i fundit i këngëtares mban titullin “SWAG” e lansuar vitin e kaluar dhe deri tani numëron mbi dy milionë shikime në platformën Youtube.

/GazetaBlic