Showtime

Jessie J dhe Channing Tatum më të dashuruar se kurrë rrugëve të Londrës

03/14/2019 16:11
nga:L I

Lidhja e tyre e papritur doli në dritë në tetor të vitit të kaluar, përcjellë GazetaBlic.

Jessie J dhe Channing Tatum treguan se gjërat mes tyre janë më mirë se kurrë. Jessie J dukej mahnitëse në shëtitjen me të dashurin e saj, teksa ishte veshur me një palë tuta ngjyrë krem, me një grim natyral.

Channing njoftoi ndarjen e tij nga Jenna Dewan prillin e kaluar pas nëntë vjet martese dhe një burim i brendshëm pretendoi se ndarja e tyre kishte të bënte me karrierën.

Një burim tha se Jenna besonte se burri i saj nuk po punonte aq shumë sa duhej në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që ajo supozohej se ishte “e trazuar” nga suksesi i yllit të Magic Mike./GazetaBlic