Opinion

Jerusalemi si atitudë

12/07/2017 16:18
nga:Visar K. Berisha

Autor: Visar K. Berisha

Fitoret e rëndësishme zakonisht kalojnë nëpër derë të ngushtë. Ato rrallë janë të lavdishme, janë gjithmonë të dhembshme, por kurrë të thyeshme.

Çfarë kanë përbashkët Jerusalemi dhe kufiri i vendit tonë me Malin Zi?! Kurrgjë, përpos rastësisë së kohës në të cilën na kanë dalë përpara dhe nuk po na lënë të shohim matanë?! Në thelb, ato kallëzojnë konceptin tej-gjeografik që ka atdheu, historia dhe e ardhmja e Republikës.

Jerusalemi nuk u zbulua dje nga Trump si nocion administrativ e politik i një shteti a një shoqërie. Ai u vulos si një atitudë, qëndrim historik ndaj të tashmes dhe më shumë ndaj të ardhmes. Jerusalemi iu dha sall një populli si pasuri po edhe si e drejtë. Në të vërtetë, kësaj i thonë rishpërndarje dhe supermaci.

Por, e vërteta nuk mbaron këtu! Populli hebre nuk fitoj diçka që kishte humbur, por atë që e kishte të kontestuar.

Pra, të pa arritshme me forcën e vet apo të drejtën e pretenduar. Qe, ku bashkohet kufiri ynë me Jerusalemin, respektivisht e ardhmja jonë evropiane e kushtëzuar me Brukselin si kryeqytet tonin shpirtëror (të kontestuar).

Këtë nuk do ta arrijmë kurrë me forcën tonë, përtej pretendimeve tona historike, kulturore a politike. Ne jemi të pamjaftueshëm në këtë drejtim. Prandaj, ne nuk mund ta shohim kufirin si guri të megjës.

Amerika na ka ftuar të mos e shikojmë si të tillë, nëse e pretendojmë Jerusalemin. S`ka fitore të njëanshme për askënd. Ka veç dyer të ngushta për lumturinë e shoqërive të cilat jetojnë afër njëra-tjetrës.

Aq më pak asi fitore totale, të cilat i duron kurrizi ynë, i cili ende nuk po drejtohet falë tribaliteteve tona antikulturore, që s`kanë gjë të përbashkët me barazinë e të drejtën si shtylla të Republikës.

Ata deputetë që janë ende në mëdyshje se kah do mbajnë anë duhet ta kenë të qartë se në cilën anë do t`i vendos historia dhe ardhmja e fëmijëve tanë. Nëse ata kanë ende mëdyshje se kah i bije Jerusalemi i tyre, atëherë kontestimi i të drejtës tonë për të vetëvendosur për shoqërinë tonë do të jetë real dhe i pa kalueshëm.

Çojeni kufirin në Bruksel, atje e keni Çakorrin!

12/16/2017 13:08

Erdogan: Nëse humbim Jerusalemin, humbim Medinën, Meken dhe Qabenë