Lajme

Jep dorëheqjen një anëtar i Gjykatës Kushtetuese

01/31/2018 15:32
nga:D.I

Ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj.

Nga se bëhet e ditur, Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale, duke e lënë me 6 anëtarë këtë gjykatë.

Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, date 22 Mars 2013.

 

 

02/13/2018 14:38

Kushtetuesja deklarohet për rritjen e pagave