Reed Hastings ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si bashkudhëheqës i Netflixit, kompani në të cilin ka kontribuuar për më shumë se 25 vjet.
Njoftimi i tij vjen teksa Netflixit i është rritur numri i abonuesve në fund të vitit të kaluar.
Për shkak të vështirësive ekonomike, shumë njerëz është parashikuar se do të hiqnin dorë nga shërbimet e Netflixit.
Mirëpo platforma e ka përmbysur këtë trend, pasi i janë shtuar shtatë milionë përdorues të rinj, disa herë më shumë sesa e kanë parashikuar analistët.
“Viti 2022 ka qenë i vështirë, me një fillim të vrazhdë, por përfundim të ndritshëm”, ka thënë kompania përmes një deklarate.
Egjipti i kërkon Netflixit të veprojë në përputhje me “vlerat” e tij shoqërore
Largimi i Hastingut e lë Netflixin në një treg të ngarkuar, mirëpo me 231 milionë shikues në gjithë botën.
Kompania tani do të drejtohet nga Ted Sarandos dhe Greg Peters, të dy në pozita të larta ekzekutive.