Euro2024

Jens Lehmann: Kjo është kombëtarja më e dobët në Europian

06/18/2024 09:15
nga:Lorik J

Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann punon si komentues për Daily Mail gjatë Kampionatit Evropian.

Ai ka deklaruar se ishte në hapjen e turneut në Munich, ku Gjermania e mposhti Skocinë (5:1).

Lehmann beson se Skocia është kombëtarja më e dobët në Europian.

“Isha në Mynih për ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë dhe tashmë mendoj se Skocia është skuadra më e dobët në turne. Futbollistët skocezë kanë qenë të turpshëm dhe zhgënjyes në kontrast me tifozët e tyre fantastikë”, tha fillimisht ai.

/GazetaBlic Sport