Sporti

“Jemi të motivuar për ta fituar Ligën e Kampionëve”

06/02/2020 08:10
nga:M K

Franca ishte shteti i tretë pas Belgjikës e Holandës që vendosi ta mbyll kampionatin për shkak të koronavirusit.

Madje, vendimi ishte kryekëput i autoriteteve shtetërore, që vendosën se nuk do të ketë aktivitete sportive në vend, të paktën deri në muajin shtator e në një vendim të ri, përcjell GazetaBlic.

Ky vendim, nga opinioni futbolldashës në Francë shihet si i nxituar, derisa më së shumti pritet ta pësojnë, PSG-ja e Lyoni, dy ekipet e vetme franceze që luajnë në garat evropiane.

Megjithatë, përkundë kësaj, portieri i parisienëve, Keylor Navas, beson se skuadra nga “Parku i Princave” gëzon gjithë kapacitetin e nevojshëm për të triumfuar në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër.

“Është vështirë për ta fituar Championsin, por jo e pamundur. Të gjithë shokët e mi janë super të motivuar për t’i shkuar deri në fund kësaj gare”, tha mes tjerash Navas, ani pse sipas tij brengë pritet të jetë mungesa e ndeshjeve zyrtare deri në muajin Gusht, problem ky që ekipet nga ligat tjera nuk e kanë.

/GazetaBlic/

06/09/2020 23:28

Finalja e Ligës së Kampionëve me tifozë?