Lajme

Jeff Bezos humb mbi 9 miliardë dollarë në ditë

10/11/2018 19:36
nga:M H

Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë, trasnmeton KosovaPress.

Revista po ashtu bën me dije Amazon humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.

Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë. Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft Bill Gates – 1.8 miliard dollarë.

Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet, me 144.7 miliardë dollarë, përkatësisht 96 miliardë dollarë.